Uji në qytetin e Shkodrës është në të gjitha parametrat e duhur. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga shefi i higjenës pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Shkodër, Burim Gjyli. Kjo pasi në drejtim të kësaj drejtorie ka pasur ankesa nga qytetarët shkodranë.
Gjyli thekson se sasia e mikrobeve është në kuotat minimale.
Prandaj, pavarësisht ankesave çdo gjë është në rregull përsa i përket cilësisë në ujit në qytet.