UKSH DHE MYFTINIA SHKODER PASTROJNE VARREZAT KOMANE

Ndermarrja Ujesjelles- Kanalizime Shkoder dhe Myftinia Shkoder kane ndermarre kete te Enjte nje nisem sensibilizuese per pastrimin e varrezave muslimane te qytetit te Shkodres ose sic njihen ndryshe varrezat komane. Arben Halluni, perfaqesues i Myftinise Shkoder, tha se ka pasur edhe me heret projekte per pastrimin e ketyre varrezave dhe i beri thirrje familjareve qe ti mirembajne edhe ato keto varreza.

Por, gjate pastrimit te varrezave u gjet edhe nje granate nga punonjesit. Menjehere u njoftua policia dhe prane varrezave mberriti edhe zv.shefi i komisariatit te Shkodres, Saimir Rrustemi i cili mori granaten. Kjo granate dyshohet se eshte ne keto varreza qe prej vitit 1997.

Lexoni dhe kete

PUNESIMI I PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR

Punësimi i përsonave me aftësi të kufizuar ishte në fokus të një takimi të zhvilluar …