Saturday , 15 August 2020

ULET NUMRI I AKSIDENTEVE NE RRUGET E QARKUT LEZHE

Numri i aksidenteve rrugore në rruget që përshkojnë qarkun e Lezhës ka pësuar rënie gjatë këtij viti, por situata vijon të mbetet problematike. Të dhënat e policisë flasin për 50 aksidente më pak se një vit më parë, ndërsa dhe numri i viktimave dhe të plagorsurve në këto aksidente është më i ulet. Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë Altin Mena, thotë se aksi më problematik përsa i përket aksidenteve rrugore është supestrada Milot-Shkodër për faktin se dhe lëvizshmeria e mjeteve është mjaft e lartë.

Policia rrugore ka shtuar prezencen e sajë në rruget e qarkut të Lezhës, ndërsa masat ndëshkimore kanë qenë mjaft të ashpra ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Lexoni dhe kete

LEZHË, 32 LEJE DREJTIMI TË PEZULLUARA GJATË FUNDJAVËS

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim rritjen …