ULJA E PAGAVE TE ADMINISTRATES SE BASHKISE LEZHE

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka refuzuar propozimin e Bashkisë për uljen e pagave të administrates së kësaj njesie vendore.Këshilltarë të majtë e të djathtë votuan kundër me argumentin se pagesat e punonjesve të administrates duhe të jenë në maksimumin e mundshem, pasi në këtë mënyre administrata është më efikase për të qenë në shërbim të qytetareve.

Përfasuesit e Drejtorisë së Finances në Bashkinë Lezhë thotë se propozimi për uljen e pagave në 5 deri në 7 % lidhet me problemet financiare që po kalon kjo njesi vendore.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratuan edhe bursat për studentet lezhjanë.Duke ju referuar numrit të ulet të bursave krahusar me kerkesat e paraqitura këshilli vendosi që të trajtoje në mënyre të barabartë, duke ju akorduar gjysem burse 80 studenteve që kishin aplikuar.

Lexoni dhe kete

VELIPOJA, TERHEQ TURISTET E HUAJ E VENDAS

Rruge e cila eshte ne ndertim e siper, ku pjesa me e madhe e saj …