Wednesday , 25 April 2018

ULJA TEMPERATURAVE, BORE NE THETH E VERMOSH

Ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshjet e të borës në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë. Borë ka rënë edhe në zonat e thella të qarkut Shkoder, ndërsa debora nuk ka munguar edhe në qytetin e Pukës ndonëse me intensitet të ulët. Bora ka arritur mbi 15 cm në zonën e Vermoshit, në njësinë administrative të Kelmendit. Reshjet kanë nisur që mesnatën e së Shtunës ndërsa trashësia është më e madhe në Lëpushë.

Pavarësisht reshjeve të dëborës, aksi nacional Tamarë- Vermosh është i hapur por këshillohen drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm kur të lëvizin në këtë zonë. Reshjet e borës nuk kanë munguar as në zonën turistike të Thethit në zonën e Dukagjinit ndërsa në lartësinë mbi 1000 metër ka patur intensitet të lartë reshjesh. Bora në aksin Qaf- Thore Theth arrin në disa cm, ndërsa qarkullimi i automjeteve bëhët normalisht.

Reshjet e bores I bëjnë edhe më të magjishme këto zona turistike, megjithate duhet të tregohet kujdes në qarkullim, edhe pse filli I javës do të risjell mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e borës të jenë prezente gjatë gjithë ditës së shtunë në zonat e thella malore.

Lexoni dhe kete

MBESHTETJA NDAJ FERMEREVE NGA PROJEKTI “AGRO-TURIZEM ALBANIA”

USAID, Ambasada e Suedisë dhe CEED Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, organizuan këtë të …