ULQIN, GJATE GJATE VERES 5 HAJDUT NGA SHQIPERIA ARRESTOHEN

Policia Malazeze gjatë sezonit  ka arritur të arrestoj 5 shtetas shqiptar të cilët akuzohen për vjedhje në zonat e plazhit. Aktualisht vetëm gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Plazhit të Madh nga inspector të policisë së Ulqinit është arrestuar shtetasi me inicialet M. S. I cili mësohet se është banues në Diber. Ky shtetas akuzohet për 5 vjedhje në 5 shtëpi banimi të ndryshme. Ndërsa mesohet  se gjatë sezonit të verës 39 vjecari nga Dibra duke vëzhguar lëvizjet e banorëve pasi ata shkonin në plazh dhe shtëpitë e tyre ishin pa njeri, ka arritur të futet duke vjedhur paratë, si dhe bizhuterit dhe sendet tjera me vlerë.

Nga ana e policisë malazeze sektori I sigurisë në Ulqin mësohet se në momentin e arrestimit ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës teksa po tentonte të futej në një shtëpi banimi në zonën e Plazhit të Madh. Ndërsa pas arrestimit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e marr me qëra si pushues I rregullt janë gjetur dhe sekuestruar pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura nëpër shtëpitë e ndryshme të cilat edhe kanë bërë denoncimin.

Gjithashtu mësohet se gjatë sezonit veror nga muaji korrik dhe deri tani tani në zonën e Ulqinit janë arrestuar 5 shtetas shqiptar të cilët akuzohen se kanë kryer vepren penale të vjedhjes. Janë kryesisht hajdut të cilët kanë kryer vjedhje në plazhet e Ulqinit dhe pre e tyre kanë qenë celularët, aparëtet e ndryshme elektronik si dhe sendet me vlerë si bizhuteritë.

Lexoni dhe kete

TJETER AKSIDENT, KETE HERE NE VAU DEJES

Shkoder Informacion Paraprak Më datë 28.06.2018, ora 17:00, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Vau …