Sunday , 25 October 2020

ULQINAKU PERPLASET ME KRYETARIN E KUVENDIT GRAMOZ RUÇI

Deputetja e re e PD në Shkodrës, Izmira Ulqinaku ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për ngjarjen e 2 prillit 1991. Në fjalën e saj në Kuvend, Ulqinaku e cila tha se është mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit e quajti Ruçin si një njollë të zezë në historinë e Parlamentit.

Izmira Ulqinaku: Jam mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit 1991. Nuk e kisha menduar asnjëherë se do të flisja në parlamentin shqiptar pas 27 viteve pluralizëm dhe kryetari i tij të ishte Gramoz Ruçi, protagonist i ngjarjes.

Vendosja e ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës komuniste përbën një prej njollave më të zeza në historinë e Parlamentit pluralist shqiptar.

Gramoz Ruçi: Sigurisht fole për një kohë që nuk është fjai jot që ishte disa muajshe në 1991. Fole për një kohë që nuk është fjaji jot që ishe 1 vjeçe në 1992. Sigurisht për ato që fole, Ruçi në 1991-1992 ka qenë në Shkodër mes të piacës në mes të gjyqit dhe nuk është prap faji jot që nuk mund ta ndiqje live gjithcka të marrëdhënieve lidhur me ngjarjen e Shkodrës, të Ruçit dhe shkodranëve dhe unë jam shumë i lumtur që më kanë mirëpritur me duar në xhepa dhe më kanë përshëndetur të gjithë votuesit e tu të soçëm. Prandaj mundohu të njohësh mirë faktet.  

Lexoni dhe kete

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË PARTINË DEMOKRATIKE

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli të enjtën proçesin për përzgjedhjen e kandidatëve …