ULQINAKU: RAMA PO NEPERKEMB SHKODREN!

Nga Izmira Ulqinaku

Edi Rama po nëpërkëmb Shkodrën, qytetin që i dha vlera Shqipërisë!
Për Edi Ramën Shkodra është qyteti që duhet zbehur dhe shkatërruar me çdo kusht!

Vetëm këtë muaj janë ekzekutuar nga Edi Rama, në qytetin tonë dy veprime antiligjore: shembja e bizneseve në plazhin e Velipojës në fillim të sezonit veror, duke krijuar pengesë në ardhjen e turistëve dhe largimin e Drejtorisë së Mjedisit nga Shkodra në Lezhë, e cila çon në largimin nga puna të punonjësve aktual dhe krijimin e vështirësive në marrjen e shërbimeve nga ana e qytetarëve në këtë institucion.

I kujtoj Edi Ramës që Qarku Shkodër është qarku më i madh në veri të vendit, ka 342 mijë banorë dhe nuk mund të na anashkalojë; ai po mundohet ta varfërojë e ta kthejë Shkodrën në një qytezë, bosh, pa njerëz e pa shërbime.

Në 7 vite qeverisje të Rilindjes u larguan nga Shkodra Drejtoritë Rajonale kryesore, duke u zhvendosur në Lezhë, të cilat janë: Bordi i Kullimit, Drejtoria Arsimore, Drejtoria e Arkivave, Drejtoria e Mjedisit.
Qytetarëve iu është larguar shërbimi, vështirësuar mundësia dhe iu është rritur kostoja e marrjes së një informacioni sado të thjeshtë.

Shkodranët çdo vit që kalon i gjen edhe më të varfër. Vetëm në 2020 janë mbyllur 180 biznese, si derivat i kësaj rezultojnë qindra familje pa punë.
Shkodrën sot e mban gjallë dinjiteti i emrit, historisë dhe natyrës, por me këtë qasje të qeverisë me banorët, qarku do të shuhet sepse emigracioni masiv sot është fakt.

Vendit i duhet një qeverisje e përgjegjshme që të rikthejë shpresën dhe puna të jetë objektivi i Kryeministrit për qytetarët.

Lexoni dhe kete

AMULI: RAMA PO MANIPULON SHQIPTARËT

Procesi me të cilin ka hyrë PD është mëse i qartë dhe përzgjedhja e kandidatëve …