Wednesday , 20 June 2018

ULQINI NE GJENDJE EMERGJENTE

Situata është e vështirë sa i përket përmbytjeve edhe në zonën e Ulqinit për këtë arsye është m,bledhur edhe shtabi ie emrgjencave civile në këtë qytet. Kryetari i Komunës Ulqin Nazif Cungu u shpreh nga të dhënat e Ministrisë së Brendëshme të Malit të Zi deri hënë sipas sinoptikëve, pritet keqësim i motit, me reshje të mëdha shiu, që mund të arrijnë 200-300 litra për metër katrorë.

Andaj, tërhoqi vëmëndjen ai të gjithë duhet të jemi në gadishmëri të plotë që mvarsisht nga situata të marrim masat e duhura. Ne zonat buze lumit Buna, parashihet perkeqesim serioz i situates dhe me kete rast ftohen te gjithe qytetaret të zonave përkatëse të largojnë mjetet e lëvizshme dhe kafshët shtëpiake në lokalitete ku mund të shmangen dëmet materiale dhe jetësore.

Për këtë arsye kërkohet mobilizim i gjithë banorëve të zonës përgjatë lumit Buna në zonën e Ulqinit dhe një vëmendje e vecantë pasi situata mund të përkeqësohet seriozisht.

Lexoni dhe kete

SIGURIA NE ZONAT TURISTIKE GJATE SEZONIT TE VERES

Për të menaxhuar sigurinë në zonat turistike, Policia e Shkodrës ka angazhuar 131 punonjës policie …