Monday , 25 September 2017

ULQINI PUSHTOHET NGA PUNONJESIT E HUAJ

Në Mal të Zi këtë vit janë të punësuar 47% më shumë të huaj se në vitin 2016 , ose 80% më shumë se vendas, tregon anketimi i Byrosë së punësimit. Nga ky institucion thonë se kjo është specifike për Malin e Zi edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit.Vitin e kaluar numri i të punësuarve të huaj dhe vendas ishte pothuajse i njëjtë , por këtë vit ka pasur një rritje të të punësimi të të huajve. Punëdhënësit si arsyen kryesore të punësimit në masë të të huajve kanë theksuar mungesën e personelit vendas, por edhe koston më të ulët të punonjësve të huaj.

Nga të dhënat mësohet se në Komunën e Ulqinit numrin më të lartë të të punësuarve të huaj e zënë shtetasit Shqiptar, pas tyne vijn Kosovarët dhe Shqiptarët e Maqedonisë e më pas janë shtetasit serb kryesisht nga rajoni I Sanxhakut, ku një pjesë e mirë e bizneseve të Ulqinit janë pronë e tyre. Në disa shkrime të mediave malazeze bëhët fjalë për dhjetra biznese kryesisht në fushen e hoteliri- turizmit që zotërohen nga biznesmen nga zona e Shanxhakut.

Nga ana tjetër Komuna e Ulqinit bënë me dije se një pjesë e mirë e biznesve kryesisht akomoduese nuk janë regjistruar dhe se numri real I shtretërve për akomodim është shumë më I lartë se sa paraqitet. Nga ana tjetër ka edhe një numër punonjësish të pa regjistruar, që janë kryesisht punonjës ditor që udhëtojnë drejtë Ulqinit kryesisht nga Shkodra dhe kryejn punë të zakonshme në bujqësi dhe në ndërtim.

Lexoni dhe kete

BIE QEVERIA E KOSOVES, VENDI NE ZGJEDHJE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin