ULTIMATUMI I BASHKISE, MERREN NE MBROJTJE KZAZ-te

Utimatumi i Bashkisë Lezhë për lirimin e 2 KZAZ përkatësisht në shkollat “Besëlidhja” dhe “Hydajet Lezha” ka vënë në lëvizje policinë e shtetit. Prej 24 oresh kzaz numer 12 dhe 13 në Lezhë po ruhen nga forca të shumta policia. Përmes një shkrese zyrtare Bashkia Lezhës në zbatim të dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka kërkuar lirimin e ambjenteve vullnetarisht, ndërsa afati i vendosur ishte ora 16:00 e datës 18 qershor.

Por komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve vijojnë punen normalisht dhe ambjentet nuk janë liruar. Bashkia Lezhë ka paralajmeruar se do të ndërhyje forcerisht konform ligjit, ndërsa për këtë ka kërkuar dhe mbëshetjen e policisë së shtetit, por kjo e fundit thotë se njeh vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe do të vijojë të ruaje KZAZ Bashkisë Lezhë.

Lexoni dhe kete

ILIR META E QUAN EDI RAMËN ISH-KRYEMINISTËR

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që …