UNIFORMA TË REJA PËR HENDBOLLIN PARA KAMPIONATIT

Kampionati kombëtar i hendbollit do të startojë më 21 janar dhe ekipi i Vllaznisë do futet në të me pretendime serioze. Pavarësisht problemeve të shumta që ai ka, fatmirësisht pranë tij gjenden shpeshherë edhe ish- sportistë të cilët kontribuojnë në mënyra të ndryshme dhe rasti më i fundit është ai i ish- hendbollistit Nikolin Karroca që ka sponsorizuar fanellat e reja me të cilat ekipi do të përfaqësohet në kampionat. Zëvendëstrajneri i Vllaznisë Arian Ibërshimi për mediat ka prezantuar edhe uniformat e reja duke falenderuar edhe ish- kolegun e tij.

Nga ana tjetër, ish- hendbollisti Nikolin Karroca ka thënë se kontributi i tij është modest dhe bashkë me kolegë të tjerë do mundohet t’i gjendet pranë këtij ekipi.

Në kampionatin e sivjetëm që starton më 21 janar, do të marrin pjesë 6 ekipe dhe Vllaznia ndeshjen e parë do ta luajë ndaj ekipit fitues të Kupës në fuqi, atij të Cërrikut, ndaj të cilit do të kërkohet fitorja.

Lexoni dhe kete

GJOKA I LARGUAR EDHE JO. PRITET ZYRTARIZIMI I DORËHEQJES

Ndeshja ndaj Partizanit duket se ka qenë e fundit në stolin e Vllaznisë për teknikun …