“URA E MESIT” DO TI NENSHTROHET NJE RESTAURIMI!

Brenda pak javesh, Ura e Mesit do ti nenshtrohet nje projekti restaurimi. Nje gje e tille u be e ditur nga drejtoresha e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Shkoder, Majlinda Laaj, teksa ishte e pranishme ne pastrimin e Ures se Mesit, nje nisem e ndermarre nga DRKK Shkoder dhe organizata “Eko Mendje” ne kuader te Dites Nderkombetare te Turizmit. Laaj shtoi se restaurimi do te behet fale bashkepunimit me Ministrine e Kultures dhe projekti do te prezantohet ne ditet ne vijim sapo te miratohet.

Nderkohe, drejtuesi i “Eko Mendje”, Mirsad Basha, foli rreth nismes se ndermarre per pastrimin e Ures se Mesit nga mbeturinat e ndryshme, qe ne fakt nuk eshte hera e pare qe kjo organizate ndermerr te tilla nisma per pastrimin e mjedisit.

Aktivisteve te “Eko Mendje” per pastrimin e Ures se Mesit nga mbeturinat e shumta iu bashkuan edhe nxenesit e shkolles se mesme te bashkuar Postrribe “Adem Haxhija”.

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …