Tuesday , 17 October 2017

URA E RE E BUNES E LENE NE HARRESE PREJ KOHESH

E ndertuar ne vitin 2011 me nje fond prej 7.2 milion dollaresh, Ura e Re e Bunes ne qytetin e Shkodres vazhdon te demtohet dita-dites. Fillimisht u demtua mekanizmi i hapjes se Ures se Re te Bunes, duke sjelle deme te medha ne funksionimin e pajisjeve komanduese te ndricimit te ures, por edhe te mekanizmit hapes te saj. Por ajo po vazhdon të dëmtohet edhe ne ditet e sotme. Kjo ure ka nisur te shkaterrohet, ku ne shume pjese te saj jane krijuar edhe gropa, ndersa pjesa e asfaltuar ka nisur te cahet.

Krijimi i gropave dhe demtimi i ures eshte nje faktor negativ per drejtuesit e automjeteve, te cilet jane te shumte qe kalojne ne kete ure cdo dite, sidomos tashme ne stinen e veres, ku vijne edhe emigrantet. Nga ana tjeter, tabela elektronik ndodhet jashte funksionit ne te dyja krahet e ures, pasi qendron e fikur prej kohes. Ndersa nje pjese e mbrojtesve te trotuarit eshte demtuar prej disa javesh, por askush nuk nderhyn per ta rregulluar.

Ndertimi i kesaj ure u be per te zevendesuar uren e vjeter, e cila tani nuk funksionon me per automjetet, por vetem per levizjen e qytetareve. Ura e re e Bunes eshte e rendesishme per qytetin e Shkodres, por jo vetem, pasi lidh disa rrethina me qytetin. Ura eshte me gjatesi 275.5 metra, gjeresi 13.5 m, me dy korsi levizjeje per automjete, si dhe dy trotuare anesore me gjeresi 2 metra.

Lexoni dhe kete

PROÇEDURAT E PAJISJES ME KEMP PER PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUAR

Procedurat per tu pajisur me kemp per personat me aftesi te kufizuar jane lehtesuar nga …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin