Tuesday , 18 January 2022

URDHERAT E MBROJTJES NUK E SHPETUAN NGA DHUNA

Kjo është 33-vjeçarja Dava Ndoj nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila një ditë më parë i përfshi në një konflikt me familjaret e burrit me të cilin është në proçes divorci.

Urdherat e mbrojtjes nuk e kanë shpëtuar nënën e 4 fëmijeve nga dhuna, e cila thotë se është e vazhdueshme që prej muajin janar të këtij viti.

Ajo shpjegon ngjarjen e ndodhur 1 ditë më parë, ndërsa fakturat që ka pësuar nga dhuna duken qartë.

Mes lotësh në sy 33-vjeçarja Ndoj, thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore, të cilët i akuzon për mos zbatim të ligjit. Mes vështiresive ekonomike dhe një fëmije të sëmura, Dava Ndoj kërkon mbrojtje.

Prej mbrëmjes të së hënës Dava Ndoj po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa 4 fëmijet e saj janë marrë nga një qender bamiresie ne Fushe-Kruje.

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …