Friday , 21 February 2020

URGJENCA E LAÇIT VENDOSET NE NJE QENDER BAMIRESIE

Shërbimi i urgjences nuk do të mungojë për qytetaret e Kurbinit.Pas mbylljes së spitalit si pasoje e dëmtimit të godinës nga tërmeti i 26 nëntorit, urgjenca është zhvendosur në ambjentet e një qendre bamiresie në qytetin e Laçit. Aty janë vendosur të gjitha paisjet e nevojshme dhe urgjenca është vënë në funksion siç ka qenë më parë, për tu ardhur në ndihmë të gjithë pacienteve që do të kenë nevoje.

Ndërsa sa i takon shërbimit spitalor për pacientet e planifikuar ata po asistohen në spitalin e Lezhës dhe të Tiranës.

Urgjenca e Laçit do të qëndroje në këtë qender bamiresie derisa të ndërtohen ambjentet e reja në vendin ku urgjenca ka qenë më parë, pasi godina e spitalit të Laçit pritet shembet plotësisht në ditet në vijim.

Lexoni dhe kete

LARGIMI I 9 FAMILJEVE NGA PALESTRA NE LEZHE, REAGON PD

Dega e Partisë Demokratike në Lezhë ka reaguar në lidhje me largimin e 9 familjeve …