Breaking News

USHQIMET E PAKONTROLLUARA, PROBLEM PER QYTETARET

Ushqimet e pakontrolluara që shiten në rrugë dhe janë të ekspozuara në pluhur apo papastërti, po bëjnë që të ketë raste të personave që paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rajonal të Shkodrës. I pyetur për të tilla raste, shefi i urgjencës pranë këtij spitali, Alban Haxhi, thotë se janë 20 – 30 raste në ditë kur qytetarët për shkak të ushqimeve të pakontrolluara dhe me rritjen e temperaturave shfaqin shenja helmimi.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ka pasur më pak raste në të njëjtën periudhë.

Ndër të tjera, Haxhi këshillon që të konsumohen sa më shumë lëngje dhe ushqimet të mbahen në vende të freskëta në këtë periudhë të nxehtë, ku temperaturat janë tepër të larta.

Lexoni dhe kete

AKU NIS KONTROLLIN NE FURGONAT QE FURNIZOJNE MARKETET

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit …