Sunday , 8 December 2019

VAINI, PLAZHI QE I MUNGON HARTES TURISTIKE

Mes rrjedhës së Drinit dhe Matit, Vaini është një plazh i virgjër. Me peizazh fantastik dhe ujë të pastër 3 kilometra vijë bregdetare aktualisht nuk shfrytëzohen. E rrethuar nga lagunat Kune, Vain e Tale afron mundësinë për të eksploruar natyrën.Por t’i referohemi kushteve ambientale është një plazh elitar. Jo larg zonës ndodhen edhe disa lokale shërbimesh. Për turistet e huaj, Vaini mund të jetë një destinacion krejt ndryshe.

Çdo kush mund të vendosë një çadër pa u shqetësuar për pronar. Dimri ka ndikuar edhe në këtë plazh. Mbetje të sjella nga deti duhen larguar. Rruga drejt tij është pengesa kryesore për ata që duan të udhëtojnë drejt Vainit. Por ajo nuk mund të asfaltohet. Megjithatë edhe për mirëmbajtje vendorët janë të vonuar.

Aktualisht në Lezhë njihen vetëm plazhi i Shëngjinit dhe ai i Tales. Vaini mungon, por vendasit kanë akoma më shumë për të treguar.

Lexoni dhe kete

NJË XHAMI E RE NË SHKODËR

Një tjetër xhami i shtohet Shkodrës. Kështu këtë të premte është inaguruar xhamia në fshatin …