Në disa vende, vaksina anti-Covid ka nisur të aplikohet tek qytetarët. Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në Shqipëri brenda janarit të këtij viti.
Të paktën kështu është premtuar nga kryeministri Edi Rama. Por, çfarë mendojnë qytetarët shkodranë për vaksinimin?
Disa shprehen se e presin për ta bërë vaksinën, por ka edhe prej atyre që janë kundër.
Kryeministri Rama premtoi se Shqipëria ka arritur të sigurojë disa doza të vaksinës dhe tashmë pritet aplikimi i tyre tek qytetarët.