Thursday , 15 April 2021

VAKSINA NË SHKODËR VETËM PËR 90-VJEÇARËT

Në vendin tonë vijon fushata e vaksinimit për bluzat e bardha dhe të moshuarit mbi 80 vjeç. Shkodra është një ndër qarqet që duket se po krijohen paqartësi për mënyrën se si do të funksionojë fushata e vaksinimit për të moshuarit.

Në qendrën e ngritur për vaksinimin e të moshuarve në Shkodër, vetë të moshuarit pohojnë se kanë orë të tëra që presin dhe nuk kanë asnjë përgjigje. Një nga të moshuarit i cili është 86 vjeç i është komunikuar se dhe pse ai është njoftuar nga mjekja e familjes, nuk mund të vaksinohet pasi nuk i ka mbushur 90 vjeç…

Ndër të tjera të moshuarit shprehen të zhgënjyer nga mënyra e organizimit, pasi sipas tyre dhe pse janë njoftuar që të paraqiten pranë pallatit të Sportit për të marrë dozën e parë të vaksinës, ato rrinë në pritje pa asnjë përgjigje…

Nga ana tjetër duket se mungesa e vaksinave Pfizer ka bërë që të ketë një fashë të personave mbi moshën 90 vjec që do vaksinohet, ndërsa kjo vjen edhe si rezultat i mungesës së planifikimit sic duhet dhe rakordimit me mjekun e familjes.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …