Wednesday , 27 January 2021

VALTER FUSHAJ: JAM I GATSHËM PËR TË BLERË VLLAZNINË

Vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër për të dhënë dakordësinë e nisjes së procedurave për shitjen me ankand të Klubit të Futbollit Vllaznia, ka ngjallur menjëherë interesimin e bisnezmenëve të interesuar për blerjen e tij.

Njëri prej tyre është edhe ish- presidenti Valter Fushaj i cili në një dalje publike para mediave paraditen e së hënës ka shprehur interesin e tij për të qenë pjesë e ankandit të Vllaznisë…

Ndërkohë njeriu që për 8 vite me rradhë ka kontribuar tek Vllaznia, ka lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimit me të tjerë biznesmenë shkodranë që kanë financuar më parë tek klubi shkodran…

E rëndësishme mbi të gjitha është që procesi i privatizimit të Vllaznisë ka nisur të marrë rrugë dhe po ashtu kanë nisur edhe interesimet e para për blerjen e saj.

Vazhdimësia do të tregojë pastaj se çfarë do të ndodhë me klubin më të vjetër në Shqipëri.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë …