Friday , 22 October 2021

“VARRE PA EMËR”, SHFAQET PREMIERË NË SHKODËR

“Varre pa emer” deshmi te trishta te familjareve te personave te vrare gjate regjimit komunist te cilet ende sot nuk kane nje varre ishte dokumentari i prodhuar nga fondacioni Kujto.Al me skenar te Admirina Peçi i shfaqur premiere ne qytetin e Shkodres.

Deshmi qe te rrenqethin ndersa bazuar ne fakte dhe dokumenta shihet qarte qe Shqiperia gjate atij gjysem shekulli diktature u kthye ne nje varreze te madhe.

Blerina Gjoka drejtuese e projektit shprehete se kjo eshte nje plage qe duhet hapur nuk duhet mbyllur…

I pranishem ne premieren e dokumentarit Lukas Kaminski President i Platformes se Bashkimit Europian te kujteses dhe ndergjegjesimit shprehet se eshte detyre e shtetit qe te punoj ne gjetjen e eshtrave te te zhdukurve dhe edhe pse vone eshte e mundur…

Vendet e pushkatimit te groposjes se te pushkatuareve ndodhen ne çdo cep te vendit. Perpjekjet e familjareve nuk kane reshtur edhe sot pas 30 viteve te renies se komunizmit, ndersa institucionet shtetrore nuk kane levizur.

“Varre pa emer” pas Shkodres do vijoj rrugetimin e vete neper disa qytete te Shqiperise edhe si nje thirrje per ndergjegjesim te institucioneve qe duhet vepruar per gjetjen e eshtrave te te vrareve qe edhe sot nuk kane nje varr.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …