VATA: VLLAZNIA DUHET TË JETË PJESË E ELITËS

Nëse Vllaznia neglizhon ndaj kundërshtarit mund të dalin e humbur nga sfida me Besëlidhjen. Shprehet kështu ish-lojtari dhe ish-trajneri i kuqebluve, Rudi Vata. Ai shpreson që për të mirën e futbollit shkodran dhe shqiptar, Vllaznia duhet të jetë pjesë e elitës, ndërsa thekson se futbollistët kanë një përgjegjësi të madhe.

Sipas Vatës, tifozët e vuajnë më shumë këtë situatë, prandaj Vllazninë duhet ta marrin në dorë njerëzit që kanë emocione dhe respekt për të…

Vata zbulon edhe një takim që ka pasur me sponsorin e ri Alban Xhaferi dhe këshillën që i ka dhënë….

Vllaznia – Besëlidhja është sfida e fundit për këtë sezon për shkodranët, në të cilën duhet vetëm fitorja për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Takimi luhet të dielën e 2 gushtit në ora 19:00 në “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …