Friday , 27 November 2020

VATA: VLLAZNIA TE KALOJE TEK PRIVATI SA ME SHPEJT

Problemi me delikat i ekipit te Vllaznise ne kete sezon eshte sulmi, pasi ne repartet e tjera eshte mire. Keshtu shprehet ish-futbollisti i Vllaznise dhe Kombetares Shqiptare, Rudi Vata. Duke u ndalur tek sulmi, per afrimin e fundit tek shkodranet, sulmuesin Elis Bakaj, Vata thote se nese ambjentohet dhe trajtohet mire ka per te prodhuar gola.

Nderkohe, persa i perket kalimit tek privati i ekipit te Vllaznise, Vata tha se po te jete vullneti i mire dhe deshira, situata mund te marre nje zgjidhje shume shpejt.

Sipas Vates, futbolli shqiptar komandohet nga te fortit dhe keto vendosin edhe tek arbitrimi i ndeshjeve dhe manipulimi i rezultateve.

Ne fund, ish-futbollisti i Vllaznise kerkoi qe problemet e Vllaznise te eleminohen nga personat qe e kane per detyre nje gje te tille dhe Vllaznia te ruaje imazhin qe ka si nje klub i madh ne futbollin shqiptar.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISË SË FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten …