Wednesday , 17 January 2018

VDEKJA E 14 VJECARIT VALENTIN ÇARKAJ, REAGON E EMA

Jetmira Çarkaj nëna e 14 vjecarit Valentin Çarkaj I gjetur I vdekur në kanalin vaditës në fshatin Hot I Ri të Shkodrës shpreh dyshimet e saja se djalin e kanë egzekutuar dhe më pas e kanë hedhur në kanlin ku është gjetr. Dyshimet saj lindin pasi që nga dita kur është zhdukur djali dhe deri në momentin e gjetjes kanë kërkuar përgjatë kanalit dhe nuk kanë parë asgjë.  Përvec kësaj ajo shprehet se në momentin e gjetjes së kufomës djali ka pasur dëmtime në pjesën e pasmë të kokës dhe në qafë.

Ajo shprehet se ka kërkuar ndihmën nga policia dhe prokuroria e cila sipas informacioneve që I janë dhënë e ka mbydhur cështje. Por e ëma e 14 vjecarit kërkon që të zbardhet shkaku I vërtetë I vdekjes së djalit të saj.  Ajo shkon edhe më tutje madje  sipas saj një natë më parë se të gjindej trupi I pa jetë i djalit të saj të ketë pasur një telefonatë. Denoncime këto të bëra prezenë edhe në policinë e Shkodrës.

Pas vdekjës së vëllait 14 vjecar, më I madhi I 5 fëmijëve të familjes Çarkaj ka tentuar vetëvrasjen përmes fotoksinës. Jetmira Çarkaj kërkon zbradhjen e të vërtetës që si familje të mund të jetojnë në paqe dhe pa dyshime.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …