VDEKJA E 16-VJEÇARIT NE SANXHAK TE KURBINIT

Plumbi që goditi 16-vjeçarin Klejdi Gjeta dhe që i mori jeten ishte automatiku dhe dyshimet janë se mund te ketë dalë nga arma që kanë qëlluar tre të rinjtë të cilët u arrestuan nga policia e Kurbinit një ditë më parë.Për të vërtetuar pritet ekspertiza balistike e cila po kryhet në Tiranë, ndërkohe që paralelisht policia në bashkëpunim me prokurorinë e Kurbinit po vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Nga veprimet hetimore rezulton se 16-vjeçare Gjeta ka humbur jeten në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku nga të rinjtë në zonen e Sanxhakut.Sipas policisë i riu është goditur nga një plumb qorr, kjo duke ju referuar dhe plages që kishte në kokë viktima.Klejdi Gjeta humbi jeten, naten e ndërrimit të viteve në tarracen e shtëpisë, ku kishte hipur për të hedhur fishekzjarre.

Fillimisht u dyshua se adoleshti kishte gjetur vdekjen përshkak të goditjes nga fishekzjarret, por pas ekzaminimit në trupin e viktimes atij u gjet një plumb në kokë i cili i kishte marrë dhe jeten.Tre të rinjtë nga Kurbini, të cilët u arrestuan një ditë më parë kanë pranuar se qëlluan me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET NE VEMENDJE ÇESHTJA “RANISHTJA 4”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e …