VDEKJA E DY TE RINJEVE TEK ISH UZINA NE LAÇ, REAGON KSSH

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e së shtunes në Laç, ku humben jeten dy të rinjtë teksa po kërkonin për skrap. Në një deklaratë për mediat nga Ish-Uzina i superforfosfatit kreu i KSSH-së Kol Nikollaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa urgjente për izollimin e këtyre godinave që po marrin jetë njerezish. Nikollaj ka paralajmeruar protesta nëse nuk do të ketë ragime, për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.

Dy të rinjtë nga Shullazi i Kurbinit humben jeten mesditen e së shtunes, pasi një masiv inertesh u shkeput, teksa po kërkonin për skrap. Ngjarje të tilla mund të përsëriten në këtë vend, nëse nuk do merren masa për izolimin e këtyre godinave të amortizuara.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …