Tuesday , 21 November 2017

VDEKJA E PUNONJESIT, 1 I ARRESTUAR 2 HETOHEN NE GJENDJE TE LIRE

Një ditë pas vdekjes së punonjësit te ujesjellesit në pusetën e ujrave te zeza, policia e Shkodrës ka arrestuar Prekë Tomën, 48 vjeç, përgjegjësi i ujërave të zeza në ndermarrjen e ujesjelles- kanalizimeve. Gjithashtu në gjendje të lirë do të hetohen Ymer Ramolli 64 vjeç, inxhinier i ndërmarjes së ujësjellës kanalizimeve Shkodër dhe Lazer Pema  52 vjeç drejtues teknik në kete insitucion. Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.

Të tre zyrtarët e UKSH do të procedohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Kleotos Çeliku 33 vjeç, ndërroi jetë ditën shtune  si pasojë e asfiksisë nga amoniaku, pasi së bashku me një punonjës tjeter, Gjon Gjonin 56 vjec, ishin futur në një pusetë ne lagjen “Partizani”  për ta pastruar  pa asnjë mjet teknik të nevojshëm për mbrojtjen e jetës së tyre, por vetëm me rrobat e tyre dhe me lopata. Gjon Gjoni së bashku me punonjësin tjetër Maliq Selja edhe pse i ndodhur jashtë pusetës si shkak i shkarkimeve të amoniakut edhe ai u asfiksu, u dërguan menjëherë në spitalin e Shkodrës. Dy te plagosurit ndodhen ne gjendje te mire shendetsore pas marrjes se ndihmes se pare nga bluzat e bardha.

Sipas inspektoriatit te punes viktima Çeliku qe humbi jeten nuk ka qene i paisur me bombul oksigjeni dhe as me kundragaz në momentin që po kryente pastrimin e pusetës, duke perbere keshtu nje shkelje te rende te kushteve teknike.

Lexoni dhe kete

MUNICIONE NE BANESE, ARRESTOHET ZJARRFIKESI NE PUKE

Një punonjës i zjarrfikëses në Pukë është arrestuar nga policia pasi u kap me armë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin