VDEKJA E PUNONJESIT TE UJESJELLESIT, PROTESTE PARA BASHKISE SHKODER

Ashtu sic kishte paralajmeruar nje dite me pare, shoqeria civile ne Shkoder, organizoi kete te Shtune nje proteste para institucionit te Bashkise Shkoder. Nje proteste qe vjen pas humbjes se jetes se njerit prej punonjesve te ndermarrjes ujesjelles- kanalizime Shkoder, teksa po punonte ne nje pusete.

Pjesetare te shoqerise civile akuzuan kryetaren e bashkise Voltana Ademi dhe drejtuesit e ndermarrjes si pergjegjes te kesaj tragjedie, per shkak te paaftesise se tyre ne pozicionin qe mbajne. Ata kishin pergatitur edhe nje peticion drejtuar kryebashkiakes Ademi dhe Keshillit Bashkiak Shkoder.

Qytetare te thjeshte dhe anetare te shoqerise civile mbanin ne duar pankarta me mbishkrime drejtuar Bashkise Shkoder, ndersa ne fund vendosen qirinj te ndezur para ketij institucioni.

Lexoni dhe kete

QE NGA VITI 2009 PERMBYTJET KANE SHKAKTUAR 200 MLN EURO DEME

Ndër fatkeqësitë natyrore, përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës kanë qenë ato që i krijuan dëmet …