Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

VDES NE BURG NE FRANCE SHKODRANI MENTOR REXHA

Mentor Rexha, 36 vjeçari shqiptar nga Shkodra u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Poemeur në Lorient të Francës. Autoritetet thanë se ai kishte kryer vetëvrasje, ndërsa familjarët hedhin poshtë këtë version duke publikuar edhe foto nga trupi i tij, në të cilin duken qartë shenja dhune.

Familja e Mentor Rexhës ka hapur dyert e mortit. Nëna e tij qan përpara fotos së 36 vjecarit pasi trupi i tij ende nuk është sjellë pranë familjes….

Mentor Rexha humbi jetën brenda qelisë së burgut në Francë në 1 shkurt, në rrethana ende të paqarta. Ata thonë së djali i tyre është dhunuar dhe nuk ka kryer vetëvrasje, siç u kanë deklaruar autoritetet e burgut. Ata madje kanë vënë në dispozicion edhe foto ku paraqiten shenjat e dhunës në trupin e pajetë të të riut.

Familjarët e tij shprehen se Mentori nuk u kishte shprehur asnjë shqetësim gjatë komunikimeve që kishin patur me të. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët humbasin jetën në burgjet franceze, të cilat kanë patur të njëjtin version: Vetëvrasjen!

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET BASHKIAKE, PRANGOSEN DY VELLEZER

2 efektiv të policisë Bashkiake të Lezhës kanë mbetur të lënduar, pasi janë dhunuar dhe …