Monday , 21 January 2019

VDES NE VENDIN E PUNES ROJA 58-VJEÇAR NE SHKODER

Ka qenë në vendin e punës dhe si pasojë e një ataku kardiak ka humbur jetën roja i godinës ku janë të vendosura Zyra e Punës dhe drejtoria e Formimit Profesional në Shkodër. Agron Gokovi  ka qenë në turnin e natës në shërbim ndërsa është gjetur pa shenja jete në mëngjes nga punonjësit.

Menjëherë është njoftuar policia e shkodrës e cila ka nisur hetimin dhe në bazë të egzaminimeve të kryera edhe nga mjekët ligjor dyshohet se shkak i vdekjes së 58 vjecarit të ketë qenë një atak kardiak. Nga ana tjetër grupi hetimor nuk janë shprehur në lidhje me të ftohin si shkaktarin e atakut, pasi sipas tyre deri tani ai përjashtohet si mundësi. 58 vjecari po punonte për një nga kompanitë private të sigurisë në Shkodër ndërsa mësohet se ai ka qenë roje i vetëm i godines, e cila njihet ndryshe edhe zyra e punës në Shkodër në të cilën janë dy institucione si Drejtoria e Formimit Profesional ashtu edhe Zyra e Punës.

Nga ana tjetër në gjithë vendin po regjistrohen viktima si shkak i ngricave dhe motit të keq duke cuar në 6 numrin e tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

KONFLIKT MES 3 TE RINJVE NE LEZHE

Policia e Lezhës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti dhe sekuestroi armën e zjarrit. Kështu …