Wednesday , 26 June 2019

VDES NGA ASFIKSIA 85-VJEÇARJA NE SHKODER

Një 85 vjecare ka gjetur vdekjen si shkak i asfiksisë. ngjarja ka ndodhur në lagjen Qaf Hardhi në rrugën e Koplikëve. Ndërsa mësohet se Laje Bejtja ka qenë e vetme në shtëpi në momentin e asfikësisë. Nga sa mësohet ajo ka jetuar e vetme me djalin e saj i cili në ato momente ka qenë në punë, kur sic duket shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e të moshuares e cila kishte edhe probleme me shikimin.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njiftuar zjarrfikësët të cilët kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë ndaluar zjarrin, ndërsa trupi i pa jetë i 85 vjecares është transportuar në Morgun e Spitalit të Shkodrës. Në vendngjarje shërbimet e Zjarrfikëses dhe shërbimet e policisë së Shkodrës kanë nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Nga ana tjetër dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental si shkak i pakujdesisë së të moshuarës.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS PROÇEDON 47 SHTETAS

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ashtu si çdo fillim jave, ka publikuar masat e ndërmarra …