Wednesday , 20 June 2018

VDES SHKODRANI NE SPITALIN E FRANCES

ShkodraNews ka mësuar se Florenc Beqiraj ka mbyllur sytë përgjithmonë në spitalin francez, si pasojë e plagëve të marra në kokë, në rrethana ende të paqarta.

Pak ditë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Francë, në një burg të Marsejës, aty ku 23-vjeçari shkodran Florenc Beqiraj u masakrua dhe ra në koma.

Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar ishin vetë familjarët e tij që hedhin dyshime të forta.

Sipas tyre Florenci mund të jetë rrahur barbarisht dhe mbytur nga shokët e qelisë, pasi ai vetë i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej prej tyre.

Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.

Florenci kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil.

I riu shkodran kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Por ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

E për 3 javë me radhë është mbajtur në polici, derisa para tre ditëve autoritetet e kanë dorëzuar si të vdekur, në duart e mjekëve të spitalit në Marseille të Francës.

Lexoni dhe kete

TRITOL MAKINES SE POLICIT AGIM BUSHGJOKA

Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Ngjarja …