Wednesday , 18 September 2019

VELEÇIKU AFRIME, POR EDHE LARGIME LOJTARËSH

Kampionati I kategorise se pare starton te shtunen e ardhshme dhe ekipet pjesmarrese te tij jane ne pritje te hedhjes se shortit, gje qe mendohet te ndodhe diten e hene. Por sakaq ekipet po u japin doren e fundit pergatitjeve teksa kane marre formen e duhur dhe jane bere gati per startin e tij teksa mezi presin te luajne ndeshjet e javes se pare. Tek Veleçiku gjerat kane shkuar mire sepse skuadra eshte forcuar me disa lojtare cilesore, por duhet thene se vetem pak dite para nisjes se kampionatit, stafi teknik ka marre nje lajm aspak te mire.

Sulmuesi kryesor i ekipit, Denis Çokaj mesohet se i ka dhene lamtumiren ketij ekipi. Nuk behen te ditura shkaqet e ketij divorci megjithate nje largim i tille sigurisht qe nuk eshte nje lajm aspak i mire. Denis Çokaj sebashku me Tomen kane mbajtur peshen kryesore te repartit ofensiv per koplikasit sezonin e kaluar, nderkohe qe ne gjysmen e dyte te tij kesaj dysheje iu shtua edhe Ujka. Ne fakt edhe vitin e kaluar ka qene thuajse e njejta situare kur fillimisht Çokaj u largua nga skudra, por u rikthye serish te jete pjese e saj. Do ndodhe keshtu apo jo edhe kete here, kjo mbetet per t’u pare.

Por sakaq, duke pare largimin e Çokajt, drejtuesit e Veleçikut kane levizur menjehere dhe kane rikthyer ne skuader sulmuesin Brilant Hasaj I cili sezonin e kaluar ka qene pjese e Beselidhjes. Objektivi I koplikasve në sezonin e ri kuptohet që është qëndrimi në kategorinë e parë dhe nisur nga përbërja që ato kanë në dispozicion, duket plotësisht I arritshëm por siç dihet problem I madh për Veleçikun është mosluajtja e ndeshjeve në Koplik sepse edhe këtë sezon ata do të jenë mikëpritës në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …