Saturday , 16 November 2019

VELEÇIKU E BURRELI NDAJNË NGA NJË PIKË NË ‘RESHIT RUSI”

Pas tre fitoresh rradhazi, Veleçiku është ndalur me një barazim 1-1 nga Burreli në takimin e rradhës të luajtur pasditen e së shtunës në fushën “Reshit Rusi”. Madje duhet thënë se koplikasit kanë qenë me fat që barazuan sepse goli ka ardhur vetëm në minuta shtesë dhe është shënuar nga sulmuesi Donat Toma. Më parë kishte shënuar mbrojtësi Beci për Burrelin ndërkohë që nga minuta e 75-të Veleçiku luajti me një futbollist më pak për shkak të daljes me karton të kuq të kapitenit Çokaj. Megjithatë përpjekjet e tyre vazhduan dhe u konkretizuan në fund me shënimin e golit dhe marrjen e një pike me shumë vlerë. Për dy trajnerët, Besnik Dulin dhe Alert Alcanin, nga mënyra si shkoi loja, rezultati i barabartë ishte më i drejti për këtë takim…

Me barazimin e djeshëm, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në renditje teksa ka humbur një mundësi të mirë për të qenë në katërshen e më të mirëve në grupin A të Kategorisë së Parë.

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …