Breaking News

VELEÇIKU FITON 3-1 NDAJ ERZENIT, PËRFITON VLLAZNIA

Një javë më parë Erzeni mundte Vllazninë por ndërkohë pasditen e së shtunës shijakasit janë dukur një skuadër shumë e vogël në krahasim me Veleçikun që jo vetëm e ka mundur me rezultatin 3-1 por e ka mundur në të gjitha drejtimet këtë kundërshtar. Në takimin e luajtur në fushën “Reshit Rusi”, djemtë e drejtuar nga trajneri Duli kanë shënuar të parët me anë të Çokajt ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Erzeni ka barazuar me anë të Xhemalajt.

Por vetëm kaq sepse Toma e Shekaj do të shënonin edhe dy gola të tjerë për Veleçikun që fiton 3-1 duke marrë një trepikësh me shumë vlerë për vete, por ndërkohë i ka bërë edhe nder Vllaznisë duke i dhënë mundësinë për t’u shkëputur edhe më shumë nga ndjekësit. Trajneri Besnik Duli në prononcimin e tij ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij ndërkohë që ai i Erzenit Gentian Stojku ka fajësuar lojtarët shijakas për këtë humbje.

Me fitoren ndaj Erzenit, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në renditje megjithatë për të arritur objektivin e tij, i duhet ende edhe shumë pikë të tjera për të siguruar objektivin që ka.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në …