VELEÇIKU GATI PËR DINAMON, MERR NJË MBROJTËS BRAZILIAN

Ekipi i futbollit të Veleçikut do ta luajë të dielën ndeshjen e parë të kampionatit të kategorisë së parë. Ai do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u ndeshur me Dinamon, një nga ekipet pretendente të grupit A përveç Vllaznisë. Synimi është nisja e mbarë e kampionatit me një rezultat pozitiv megjithatë duke qenë se është ndeshja e parë, mbetet për t’u parë se si do të sillet skuadra në fushën e lojës. Arsyeja është e thjeshtë sepse në rradhët e koplikasve ka patur shumë ndryshime kohët e fundit. Drejtuesit e klubit kanë përjashtuar nga skuadra pesë nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për mbrojtësit Lami e Osmani, mesfushorët Gokaj e Pelinku si dhe sulmuesin Denis Çokaj. Arsyeja e përjashtimit siç bëhet e ditur nga vetë këta të fundit, ka qenë banale sepse ata kanë kërkuar të bisedojnë me drejtuesit për kontratat dhe përgjigja që kanë marrë ka qenë ajo e përjashtimit. Por nëse ka patur largime, ka patur edhe afrime. Pjesë e skuadrës së Veleçikut janë bërë futbollistët Vjerdha, Balaj, Bega, Markolaj, Hasaj e ndonjë tjetër. Po ashtu, mësohet se me koplikasit është federuar edhe një futbollist brazilian. Fabio Aleksandre luan si mbrojtës i djathtë dhe pritet të jetë një pikë shumë e fortë për këtë skuadër. E rëndësishme për Veleçikun është një nisje e mbarë e kampionatit duke synuar një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Dinamos. Objektivi i shpallur nga drejtuesit për këtë kampionat është qëndrimi në kategorinë e parë. Kuptohet që kjo nuk do të jetë e lehtë sepse të gjithë e mendojnë Veleçikun si skuadrën më të lehtë dhe këtë mentalitet futbollistët e stafi teknik i kësaj skuadre do të synojë ta thyejë.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …