Tuesday , 22 October 2019

VELEÇIKU GATI PËR TË NISUR PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI

Javën e ardhshme pritet që edhe Veleçiku të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Ndonëse pak herët në fakt sepse kampionati I kategorisë së parë do të startojë më 14 shtator, por drejtuesit koplikas kanë ndër mend të nisin herët stërvitjen në mënyrë që skuadra të marrë gradualisht formën e duhur dhe ndërkohë gjatë kësaj kohe ajo të plotësohet edhe me lojtarët e duhur. Si trajner duket I konfirmuar sërish Besnik Duli që është edhe “strategu” I Veleçikut prej shumë e shumë vitesh. Ai është njeriu që ka bërë shumë për këtë ekip të cilin e njeh deri në çdo detaj dhe po ashtu edhe lojtarët që janë pjesë e tij.

Sipas asaj çfarë flitet, baza e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm do të jenë lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar, por në mes tyre do të ketë edhe largime. Disa futbollistë që nuk kanë bindur aq sa duhet me paraqitjet e tyre, do të lihen të lirë dhe do të zëvendësohen me lojtarë më cilësorë. Drejtuesit e Veleçikut po ndjekin me interes situatën tek Vllaznia duke shpresuar që prej saj të dalin lojtarë të rinj dhe ata kanë ndër mend t’I rrëmbëjnë. Ata e kanë të qartë se sezoni I ardhshëm ka për të qenë edhe më I vështirë ngaqë ka ndryshuar edhe skema e kampionatit.

Siç dihet, dy skuadra do të bien direkt nga kategoria e parë, pikërisht ato të vendeve 10 dhe 9 ndërkohë që skuadra e renditur në vendin e tetë do të luajë në plej- aut. Prandaj dhe llogaritë do të bëhen shumë më ndryshe, gjithmonë për të synuar deri në fund qëndrimin në kategorinë e parë.

Lexoni dhe kete

ÇINARI: KEQARDHJA QË I SHËNOVA VLLAZNISË, POR JAM PROFESIONIST

Fitorja 3-1 ndaj Vllaznisë i ka lumturuar të gjithë në kampin e kuq. Drejtori i …