Breaking News

VELEÇIKU I KOPLIKUT RIKTHEHET NË KATEGORINË E PARË

Pas disa vitesh mungese, Veleçiku i Koplikut rikthehet ne kategorine e pare te futbollit shqiptar. Ai ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Shkumbinit te Peqinit ne ndeshjen finale te plej-ofit. Ajo eshte zhvilluar ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit dhe per te mbeshtetur ekipin e Malesise se Madhe, kishin udhetuar drejt Tiranes shume tifoze te kesaj skuadre. Ne fund, padyshim qe fitorja i ka gezuar te gjithe sepse ka qene konkretizimi i punes se mire te bere gjate gjithe vitit.

Takimi kuptohet qe ishte vleresuar maksimalisht nga te dy kampet, veçanerisht nga ai koplikas. Futbollistet dhe stafi teknik te zhgenjyer ne njefare menyre qe nuk ia dolen te kalojne direkt ne kategorine e pare si skuadra e pare e grupit, kane tentuat ta bejne kete gje permes ndeshjes shtese kunder Shkumbinit. Ky i fundit, nje emer i njohur i futbollit shqiptar edhe per pjesmarrjen shumevjeçare ne Superlige, nuk po kalonte momente te mira megjithate ndeshja ka qene shume e luftuar. Rastet nuk kane munguar per te dy ekipet por momenti me percaktues i takimit ka qene ai i minutes se 80-te.

Gjyqtari ka akorduar nje 11-metersh per Veleçikun dhe nga pika e bardhe, kapiteni Besard Çokaj nuk do te gabonte. Ai eshte treguar i sakte duke shenuar ndoshta golin me te rendesishem te karrieres se tij. Ky gol do te mjaftonte qe Veleçiku ta fitonte ndeshjen 1-0 dhe te siguronte ngjitjen ne kategorine e pare. Nga ana tjeter, peqinasve nuk u ka pelqyer kjo disfate dhe kete gje kane dashur t’ia faturojne arbitrit te takimit. Madje, pas perfundimit te ndeshjes, lojtari i Shkumbinit ka goditur me grusht arbitrin Klajdi Kola.

Perfundimisht, Veleçiku i trajnerit Besnik Duli e sheh veten ne kategorine e pare dhe ky eshte nje sukses i ketij ekipi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA FESTON TITULLIN E 5-të KAMPION

Vllaznia në futboll për femra mesditën e së shtunës është shpallur për të pestën herë …