VELEÇIKU KA SHUMË KËRKESA LOJTARËSH PËR PROVË

E ndërsa tek Vllaznia ende nuk dihet se kur do të nisë puna për sezonin e ri, tek Veleçiku i Koplikut kanë filluar të hidhen piketat. Drejtuesit janë, trajneri po ashtu dhe njëkohësisht edhe pjesa kryesore e futbollistëve të skuadrës së sezonit të kaluar, do të jenë sërish pjesë e saj. Por nga ana tjetër, pritet të ketë edhe përforcime. Nga sa mësohet, tek Veleçiku do të vijnë në provë edhe 2-3 futbollistë shqiptarë nga Mali i Zi. Ata kanë qenë pjesë e Deçiçit të Tuzit në Superligën malazeze sezonin e kaluar por skuadra e tyre ka rënë një kategori më poshtë dhe tashmë dëshirojnë të provojnë fatin e tyre vetëm disa kilometra më tutje, pikërisht në Malësi të Madhe.

Megjithatë, ardhja e tyre nuk mund të konfirmohet zyrtarisht. Ata pritet të jenë në provë për disa ditë dhe më pas do të jetë trajneri Besnik Duli dhe stafi i tij që do të vendosin nëse do qëndrojnë apo jo. Përveç tyre ka edhe shumë futbollistë të tjerë që kanë shprehur dëshirën për të luajtur me Veleçikun në sezonin e ri. Kjo është diçka shumë e mirë sepse do të ketë një mundësi përzgjedhje dhe objektivi i skuadrës është i qartë për të mos rënë më nga kategoria. Stërvitja ndërkohë është planifikuar të nisë më 25 korrik ndërkohë që dilema e vetme për t’u zgjidhur ka mbetur ajo e fushës ku do t’i luajnë ndeshjet koplikasit. Dëshira e tyre është për t’i luajtur në “Reshit Rusi” por ende mungon një marrëveshje me Bashkinë Shkodër për këtë gjë. Gjithsesi, kjo gjë nuk do ta pengojë nisjen e punës dhe bërjen e planeve për sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

RROTANI: PËR REKORDET E BURRAJT KA NEGLIZHENCË

Pavarësisht thyerjes dy herë brenda dy ditësh të rekordit që ishte në fuqi prej 21 …