Sunday , 17 January 2021

VELEÇIKU KËRKON LOJTARË TË HUAZUAR NGA VLLAZNIA

Pas Superligës, javën e ardhshme do të nisë edhe kampionati i kategorisë së parë dhe ekipet po bëhen gati për startin e ndeshjeve. E njëjta gjë po ndodh edhe me Veleçikun i cili prej ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës.Më 16 janar, koplikasit do të presin në “Reshit Rusi” ekipin e Burrelit.

Kuptohet që do të jetë një përballje shumë e fortë sepse kundërshtari është një nga ekipet pretendente në grupin A, por nga ana tjetër Veleçiku me barazimin ndaj Dinamos ka treguar ser mund t’i marrë pikë kujtdo. Koplikasit aktualisht ndodhen në vendin e parafundit me 6 pikë por ata ndodhen shumë pranë me Erzenin, Vorën, Orikun dhe Partizanin B.

Kjo do të thotë se deri në fund të kampionatit pritet një luftë e fortë sportive në mes këtyre 5 ekipeve, për t’iu shkëputur fundit dhe për të siguruar qëndrimin në kategorinë e parë. Në këto rrethana, padyshim që Veleçiku është në pritje të përforcimeve të reja me të cilat do të kishte më shumë shanse për arritjen e objektivit.

Deri më tani, me skuadrën është bashkuar vetëm mbrojtësi Rudolf Popaj i cili kohët e fundit ka qenë në Gjermani dhe tashmë do jetë sërish pjesë e Veleçikut. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit po tentojnë të bëjnë ndonjë marrëveshje me Vllazninë për huazimin e 3-4 lojtarëve. Deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete dhe trajneri Rustemaj ka në dispozicion vetëm kontigjentin e lojtarëve me të cilët ka mbyllur vitin e kaluar.

Gara pritet të jetë shumë e fortë dhe për këtë arsye, Veleçiku e ka mëse të domosdoshme të ndërhyjë në merkato, por kjo duket paksa e vështirë për momentin.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 1 – 4 EDHE ME TIRANËN

Vllaznia U21 e ka nisur mbarë edhe vitin 2021. Ashtu siç e mbylli vitin e …