VELEÇIKU – KORABI, NJË SFIDË DELIKATE NË “RESHIT RUSI”

Veleçiku do të kërkojë të rikthehet tek fitorja këtë fundjavë teksa do të tentojë të mundë Korabin e Peshkopisë në ndeshjen e rradhës për kampionat, Ndeshje kjo që do të luhet pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Koplikasit nuk fitojnë prej tre javësh dhe suksesin në sfidën me dibranët e kanë detyrë, edhe ngaqë kalendari i dy ndeshjeve të mbetura deri në fund të këtij viti është shumë i vështirë për ta, pasi do të ndeshen me dy ekipet kryesuese, Kastriotin dhe Besëlidhjen.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Besnik Duli ka tre javë që nuk fiton dhe kjo ka bërë që pozitat e saj në renditje të lëkunden disi. Nëse në fillim u mendua se ajo mund të kishte shanse për të qenë pse jo edhe në katërshen e parë, tashmë duhet menduar tjetër gjë. Objektivi i vetëm për të do të jetë mbijetesa dhe për këtë arsye, gjëja e parë që duhet bërë është fitorja nesër. Një lajm i mirë në prag të sfidës me Korabin është riaftësimi i dy mesfushorëve, Bega e Rajçeviq, të cilët janë dy lojtarë të rëndësishëm për këtë ekip dhe padyshim që aktivizimi i tyre nesër do t’i japë tjetër forcë skuadrës.

Megjithatë trajnerit Duli do t’i duhet patjetër të rregullojë diçka në manovrën sulmuese e cila nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë kampionat. Tre pikët e fitores në takimin e rradhës konsiderohen jetike për Veleçikun dhe padiskutim që do të tentohet maksimumi për t’i marrë ato sepse tashmë kampionati sa vjen e vështirësohet dhe do të jetë një garë e fortë deri në fund të tij.

Lexoni dhe kete

FSHB VENDOS: KAMPIONATI DO MBYLLET NË PARKET

Ndonëse gjysma e ekipeve pjesmarrëse të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj kishin kërkuar që …