Sunday , 16 September 2018

VELEÇIKU MERR FITOREN E PARË, MUND 2-1 VORËN

Pas humbjes në ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Dinamos, ekipi i Veleçikut ka gjetur fitoren e parë. Ka ndodhur kështu në ndeshjet e javës së dytë kur ka mundur 2-1 ekipin e Vorës në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Rezultati është zhbllokuar shumë shpejt me anë të Plishtës që ka kaluar në avantazh koplikasit që në minutën e 7-të ndërkohë që në të dytën, ka qenë sulmuesi Hasaj që ka dyfishuar shifrat. Pak minuta para fundit, Ferraj ka shënuar golin e vetëm për miqtë por që gjithsesi nuk I ka vlejtur asgjë atyre.

Përfundimisht 2-1 për Veleçikun që në këtë mënyrë e sheh veten tashmë në kuotën e tre pikëve në renditje. Ajo që duhet theksuar është se ka qenë një ndeshje e luftuar sportive, ku nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet e rënda nga lojtarët e Vorës, si edhe përplasjet mes lojtarëve të dyja skuadrave. Trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, në një prononcim për mediat pas ndeshjes, ka vlerësuar paraqitjen e futbollistëve të tij të cilët treguan shumë dëshirë në fushën e lojës.

Javën e ardhshme koplikasit do të udhëtojnë drejt Lezhës për t’u ndeshur me Besëlidhjen vendase ndaj së cilës patjetër që do të synohet marrja e pikëve.

Lexoni dhe kete

HASAN LIKA: NË BURREL S’NA KËNAQ BARAZIMI, DUAM FITOREN

Pas katër ditësh Vllaznia do të rikthehet sërish në Burrel për të luajtur ndaj skuadrës …