VELEÇIKU MUND 1 – 0 SHKUMBININ NË FINALEN E MBIJETESËS

Sezoni 2018-2019 është mbyllur me sukses nga ekipi I Veleçikut të Koplikut. Ndonëse në një ndeshje shtesë, e rëndësishme është që objektivi I tij është arritur tashmë dhe ky ekip edhe për sezonin e ardhshëm do të jetë pjesmarrës në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Gjithçka është vendosur në ndeshjen e plej- autit të luajtur pasditen e së premtes në stadiumin e Shijakut. Përballë djemve të drejtuar nga trajneri Besnik Duli kanë qenë peqinasit e Artan Banos.

Një takim shumë I fortë, shoqëruar me raste për të dy ekipet. Në minutën e 60-të Luca I Shkumbinit është ndëshkuar me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak, por kjo gjë nuk është shfrytëzuar nga futbollistët e Veleçikut dhe për rrjedhojë, I gjithë takimi është mbyllur në barazim 0-0. Kjo ka bërë që për të përcaktuar fituesin të luheshin minutat shtesë dhe 15 të parat sërish nuk prodhojnë asgjë. Por për të vendosur fatin e këtij takimi do të mendonte futbollisti Ersi Lami që në minutën e 111-të me një veprim shumë të bukur Brenda zonës së rreptësisë peqinase, e ka dërguar topin në rrjetë.

Një gol që ka çuar në delir koplikasit por vetëm dy minuta pas shënimit të tij, autori I golit do të ndëshkohej me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak në fushë. Minutat e mbetura deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit janë shoqëruar me ankth por ato nuk do të prodhonin asgjë dhe për rrjedhojë, I gjithë takimi është mbyllur me fitoren e Veleçikut 1-0. Një fitore e cila I siguron kësaj skuadre qëndrimin në kategorinë e parë edhe për sezonin tjetër dhe në fakt e ka merituar këtë gjë sepse ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, pavarësisht disa gabimeve të bëra gjatë rrugës.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …