Wednesday , 18 July 2018

VELEÇIKU MUND VORËN DHE RIHAP GARËN PËR VENDIN E PARË

Veleçiku ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë ndaj rivales së saj kryesore, Vorës në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë që është luajtur pasditen e së dielës në Koplik. E ndjekur nga një numër i madh tifozësh, kjo sfidë pati brenda edhe tension sepse luanin dy skuadrat më të mira të kampionatit. Ajo u vendos nga një 11-metërsh i kthyer në gol nga kapitenit Besart Çokaj që në minutën e 6-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë ndërkohë kanë qenë miqtë që kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi por pa arritur dot të shënojnë me anë të Mziut. Përfundimisht 1-0 për Veleçikun që mbet sërish në garë për vendin e parë në renditje ndonëse tashmë është vetëm 3 pikë larg Vorës. Trajneri Besnik Duli pas ndeshjes ka falenderuar djemtë e ekipit për shpirtin e lartë të garës që treguan në këtë ndeshje dhe po ashtu, shprehu besimin se ekipi mund ta arrijë objektivin.

Kampionati i kategorisë së dytë dje ka patur në kalendar edhe ndeshjen Ada- Spartaku e fituar nga skuadra velipojake me rezultatin 2-1 falë golave të shënuar nga futbollisti i saj Ardit Mesi.

Lexoni dhe kete

NISJA E STËRVITJES TEK VLLAZNIA ENDE PA NJË DATË TË CAKTUAR

Skuadra e Vllaznisë akoma nuk ka një datë se kur do të nisë përgatitjet për …