Monday , 28 September 2020

VELEÇIKU MUNDET 2 – 3 NGA TËRBUNI DHE RREZIKON SHUMË

Ndryshimi I trajnerëve tek Veleçiku nuk ka dhënë efekt, përkundrazi me ardhjen e trajnerit të ri Ardi Rustemaj, tashmë skuadra koplikase duket më e rrezikuar se kurrë për rënien nga kategoria. Ka ndodhur kështu pas humbjes së pësuar në ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e së shtunës ndaj Tërbunit të Pukës në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ndonëse koplikasit kanë kaluar dy herë në avantazh që në pjesën e parë me anë të Smajlit dhe Marinajt, kanë qenë miqtë që kanë barazuar në të dy rastet. Madje në pjesën e dytë ata kanë shënuar edhe golin e tretë dhe të fitores duke marrë kësisoj një fitore 3-2 dhe një trepikësh me shumë vlerë për ta.

Edhe trajneri I kësaj skuadre Edmond Dalipi është shprehur shumë I kënaqur me arritjen e kësaj fitoreje përballë një rivali direkt siç ishte Veleçiku…

Veleçiku ka edhe tre ndeshje për të luajtur dhe kalendari duket aspak I favorshëm për të teksa tashmë konsiderohet pretendenti kryesor për rënien nga kategoria e parë në të dytën.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA MIQËSORE ME KUKËSIN TË SHTUNËN NË TIRANË

Nuk kanë fund miqësoret për ekipin e Vllaznisë. Mosnisja ende e kampionatit të ri, ka …