VELEÇIKU MUNDET NGA BURRELI DHE RREZIKON KATEGORINË

Deri të shtunën pretendimet e Veleçikut ishin për të siguruar vendin e gjashtë të renditjes, por pas kësaj dite, kjo skuadër e sheh veten të rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria. Ka ndodhur kështu pas ndeshjes së luajtur në “Reshit Rusi” ndaj Burrelit dhe ky i fundit arriti të fitojë 1-0 falë golit të shënuar nga Hyseni në minutën e 84-të. Një ndeshje kjo e shoqëruar nga një tension i madh sepse njëri prej dy ekipeve rrezikonte rënien nga kategoria dhe në fund kanë gëzuar matjanët. Jo më kot trajneri i tyre, shkodrani Elvis Plori pas ndeshjes është treguar edhe ironik ndaj koplikasve duke u shprehur.

Nga ana tjetër, trajneri i Veleçikut nuk ka qenë në gjendje të thotë cilat kanë qenë shkaqet që çuan dëm një sezon shumë të mirë të kësaj skuadre.

Kampionati i kategorisë së parë mbyllet javën e ardhshme dhe koplikasit luajnë në Shënkoll por e shohin të pamundur marrjen e një pike dhe për këtë arsye kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e plej- autit për të siguruar qëndrimin në kategorinë e parë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ZHGËNJEN NË FINALE, TRAJNERI CANAJ: DREJTUESIT DUHET TË NDËRHYJNË

Ndryshe nga sa pritej, Vllaznia ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen finale ndaj Bylisit. …