Wednesday , 18 September 2019

VELEÇIKU PËRFORCIME NGA SHKODRA. MERR BORSHIN E DYCËN

Ka rreth dy javë që ekipi i Veleçikut ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar edhe ndeshjet miqësore. Megjithatë fokusi i stafit teknik dhe i drejtuesve të klubit përveçse në rritjen e parametrave fizike të futbollistëve aktualë, janë duke u përpjekur për ta forcuar skuadrën me të tjerë lojtarë cilësorë. Dhe për këtë arsye, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë, sytë i kanë hedhur nga Shkodra duke kërkuar aty për lojtarë të cilët do t’i bënin punë. DItët e fundit, me koplikasit janë bashkuar në stërvitje edhe futbollistët Ergi Borshi e Denis Dyca, të cilët njihen mjaft mirë për aftësitë e tyre të cilat i kanë demostruar si tek Vllaznia ashtu edhe tek ekipet e tjera me të cilët kanë luajtur.

Përveç këtyre lojtarëve, me Veleçikun është bashkuar edhe mesfushori Alfons Kulla i cili ka qenë pjesë e Akademisë Vllaznia prej disa sezonesh dhe ka fituar disa trofe me ekipin U19 të saj. Me këto futbollistë, por edhe ata që kanë qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e ekipit koplikas, do të përballohet sezoni i ri. Sakaq, drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për plotësimin e stafit teknik me një trajner portierësh, për rrjedhojë përkrah Besnik Dulit pritet të jetë në këtë pozicion Elis Legata.

Nga ana tjetër, ndonëse ka patur shpresë që në Koplik të rregullohej fusha sportive dhe ndeshjet do t’i luanin aty, kjo nuk ka ndodhur dhe Veleçiku edhe në sezonin e ri që starton më 14 shtator, ndeshjet do t’i luajë në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …