Wednesday , 24 July 2019

VELEÇIKU SHPËTOI, POR KA SHUMË DILEMA PËR SEZONIN E RI

Ndonëse vetëm në plej- aut, megjithatë për Veleçikun e rëndësishme ka qenë sigurimi i objektivit për të qëndruar në kategorinë e parë edhe për sezonin 2019-2020. Një objektiv i arritur pas ndeshjes shtesë të luajtur ndaj Shkumbinit që e bëri edhe më shumë emocionues arritjen e tij. Por tashmë lindin dilemat e mëdha se çfarë do të ndodhë me skuadrën koplikase për sezonin e ardhshëm. Ka ende shumë pikëpyetje të cilat duhet të marrin zgjidhje sa më parë të jetë e mundur. Ato nisin që nga problem i mungesës së fushës për t’i luajtur ndeshjet.

Ndonëse prej kohësh premtohet ndërtimi i një stadium të ri në Koplik, ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe padiskutim që nuk mund të ketë stadium deri në momentin e fillimit të kampionatit të ri. Në këto rrethana, do të lindë sërish si domosdoshmëri një marrëveshje me Bashkinë Shkodër për t’i lejuar të luajë ndeshjet në fushën sportive “Reshit Rusi” por edhe gjendja e saj ka ardhur duke u degraduar dhe nuk i plotëson të gjitha kushtet.

Në këtë mënyrë, kur po flitet për një ndryshim të skemës së kampionatit të kategorisë së parë dhe zbritjen e ekipeve nga 20 që janë aktualisht në 14 apo 16, Veleçiku rrezikon seriozisht pjesmarrjen. Prandaj dhe drejtuesit duhet të lëvizin menjëherë sepse ndryshe do të jetë vonë dhe sakrifica e bërë këtë sezon për ta shpëtuar skuadrën nga rënia, do të rezultojë e kotë. Veleçiku mund të rrezikojë liçensimin dhe prandaj duhet të shpejtojë për të plotësuar detyrat e lëna nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …