VELEÇIKU TË SHTUNËN PËR FITOREN E PARË NDAJ VORËS

Veleçiku do të luajë pasditen e së shtunës ndaj Vorës ndeshjen e javës së dytë të kampionatit. Ky takim do të nisë në orën 16.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, fushë në të cilën ky ekip do t’i luajë të gjitha ndeshjet e këtij kampionati, ngaqë fusha e Koplikut nuk është liçensuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Normalisht që përgatitjet janë bërë për ta kaluar me sukses këtë sfidë por kuptohet që nuk do të jetë e lehtë. Veleçiku e nisi kampionatin me një humbje 0-1 ndaj Dinamos javën e parë por pavarësisht humbjes, mësohet se skuadra e drejtuar nga trajneri Besnik Duli ka zhvilluar një ndeshje të mirë.

Në mesjavë ndërkohë, koplikasit kanë luajtur në fushën e tyre ndaj Skënderbeut, një takim të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, të cilën e humbën me rezultatin 0-3. Kësisoj, duket se për këtë ekip tashmë ka ardhur momenti për të siguruar fitoren e parë të këtij sezoni. Ai do të tentojë ta bëjë këtë gjë në takimin e nesërm ndaj Vorës, një kundërshtar me të cilin kanë rivalizuar shumë gjatë kampionatit të kaluar. Tek Veleçiku ndërkohë largimi i pesë titullarëve ka krijuar një boshllëk jo të vogël ndërkohë që sikur të mos mjaftonin këto probleme për trajnerin Duli, kapiteni Çokaj ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e parë dhe nuk do të luajë as në takimin ndaj Vorës. Njëkohësisht edhe mbrojtësi brazilian është ende në pikëpyetje për të luajtur apo jo sepse pritet ardhja e dokumentacionit nga klubi i tij i mëparshëm. Veleçiku normalisht që duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa këto futbollistë megjithatë objektivi nuk do të ndryshojë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR AMERIKAN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Pas amerikanit …